“Luani agresiv dhe mbani topin”, zbulohet çfarë u tha Zidane lojtarëve ndeshjes ndaj Chelsea

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është përpjekur që t’i motivojë lojtarët e tij para ndeshjes gjysmëfinale në Champions League.

Takimi kundër Chelseas do të luhet në orën 21:00 në Stamford Bridge. Reali udhëtoi drejt Londrës i vetëdijshëm se i duhet një rezultat pozitiv, duke e ditur se ndeshja e parë në Madrid përfundoi 1-1.

“Luani shumë agresivë sepse ata janë mësuar kështu… shumë agresivë”, është kapur Zidane duke thënë nga kamerat e El Chiringuito.
“Dhe mos harroni, mbajeni topin, luani dhe shijojeni lojën me topin sepse kjo na ka sjellë këtu. Kështu ka qenë gjithmonë Real Madridi”, ka thënë Zidane.


Shtuar 5.05.2021 18:26