“Të premten do të mblidhen të gjitha Federatat”, Fidel Ylli qeverisë: Hapni bastet

Fidel Ylli, presidenti i KOKSH ditën e sotme i bëri thirrje qeverisë që të hapë kompanitë e basteve. Ylli, e konsideroi vendimin e uljes së buxhetit të sportit të turpshëm, ndërsa në lidhje me këtë tha se ditën e premte do të mblidhen të gjitha Federatat për të folur me qeverinë.

“Duam të na dëgjojë qeveria, të na thotë se kompanitë e basteve do i hapin.”-tha Ylli.

Më konkretisht, Fidel Ylli është shprehur në një emision televiz:

“Sot në zyrën time kanë qenë mbi 20 federata. Buxheti i sportit është ulur në mënyrë drastike këtë vit është diçka katastrofale. Është ulur me 1 miliardë lekësh. Do mblidhemi dhe t’i bëjmë të ditur qeverisë, se ky që kanë bërë me buxhetin e sportit është një turp. Unë nuk e filloj projektin, nëse qeveria nuk i kthen dinjitetin sportit. Nuk ka para qeveria?! Le të hapen bastet sportive atëherë, që lulëzojnë në këtë moment. Greqia ka, Italia ka. Duhet të bashkohemi që t’i bëjmë presion qeverisë, për t’i dhënë sportit atë që meriton. Kjo nuk i falet as parlamentit asnjërit, që e ulën buxhetin me 1 miliardë lekë. Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Do detyrohen të na i kthejnë ato lekë. Ne nuk duam të bëjmë grevë, që të na dëgjojë qeveria. I duam si partnerë. Duam të na dëgjojë, të na thotë se kompanitë e basteve do i hapin. Buxheti do rritet kur qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të hapë kompatinë e basteve. Buxhetet janë mjerane dhe ne nuk mund të bëjmë dot me këto. Sportin e lehtëson vetëm hapja e kompanive të basteve”.


Shtuar 5.04.2022 21:59