Të maskuar dhe me shufra hekuri, “Skifterat” tentojnë grabitjen në shtëpinë e lojtarit të Real Madrid

Policia spanjolle po heton një tentativë grabitje nga tre individë në shtëpinë e mbrojtësit spanjoll të Real Madrid, Dani Carvajal.

Personat u larguan kur ra alarmi në shtëpinë e tij. Ky incident ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të së martës, më 30 gusht, kur lojtari nuk ishte në shtëpi, por disa nga njerëzit që punonin për të ishin aty.

Siç raportoi “El Confidencial” të enjten, Carvajal ka paraqitur një ankesë, duke nisur një hetim për atë që ndodhi. Kamerat regjistruan tre persona të armatosur me shufra hekuri duke hyrë në pronën e lojtarit të Real Madrid. Megjithatë, individët vendosën të dorëzoheshin kur kuptuan se ishin zbuluar nga sistemi i sigurisë./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 1.09.2022 15:16