Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka vlerësuar Erik ten Hag. Ai beson se trajneri holandez është më fleksibël taktikisht se trajnerët e tij rivalë Pep Guardiola, Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta.
Pasi e nisi te Manchester United me dy humbje radhazi këtë sezon, Ten Hag ka mundur ta udhëheqë ekipin e tij në katër fitore në ndeshjet e mëpasshme.
Pas fitores së fundit 3-1 ndaj Arsenalit, klubi është ngjitur në vendin e pestë në renditjen e Premier League me 12 pikë.
Duke folur për Premier League Productions, Scholes vuri në dukje aftësinë e Ten Hag për të përdorur formacione të reja:
“Këta lojtarë ndoshta nuk janë të duhurit për mënyrën se si ai dëshiron të luajë tani, por ai ka gjetur një mënyrë për të fituar me këtë grup lojtarësh. Ne flasim për filozofi gjatë gjithë kohës, apo jo? Këta trajnerë janë thjesht kokëfortë. Arteta është kokëfortë, Guardiola është kokëfortë, Klopp është kokëfortë. /albeu.com/