Pasi debutoi me fanellën e Interit me një dygolësh ndaj Luganos (3-2) dhe shënoi sërish kundër Pergoletteses (2-1), Mehdi Taremi realizoi sërish dy herë, këtë të shtunë, në triumfin ndaj Las Palmas (3-0).
Sulmuesi iranian shënoi dy golat e parë për kampionët e Italisë: fillimisht me penallti, të cilën ai vetë e fitoi dhe e shndërroi në gol në minutën e 11-të dhe më pas i asistuar nga Mkhitaryan, në minutën e 37-të.
Ish-lojtari i Portos u zëvendësua tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, menjëherë pas golit të Dimarcos, duke i lënë vendin Daniele Quietos, një lojtar nga ekipi i të rinjve të Interit.
82 minuta lojë për Kristjan Asllanin, që e nisi ndeshjen në rolin e titullarit, duke qenë ndër më të mirët në radhët e zikaltërve.