Tammy Abraham: Mourinho është një trajner i madh, ai është si një xhaxha për mua

Sulmuesi shtatlartë i Romës, Tammy Abraham ka zhvilluar ditën e sotme, një intervistë me prestigjiozen “Gazzetta dello Sport”, ku folur rreth punës me teknikun Jose Mourinhon .

Gjatë intervistës sulmuesi i Romës ka komentuar dhe informacionet se trajneri mund të drejtojë kombëtaren portugeze .

“Ai është një trajner i madh dhe sigurisht të gjithë duan ta emërojnë atë. Jam i nderuar që një ekip kaq i rëndësishëm si Portugalia është i interesuar për të. Jam i sigurt se trajneri është i fokusuar te Roma. Ne lexuam shumë, por nuk folëm për këtë dhe Mourinho gjithmonë përpiqej të na bënte të përmirësoheshim, ne jemi të fokusuar te sezoni.

E kam thënë në të kaluarën ai është si një xhaxha për mua. Kështu e kam parë gjithmonë trajnerin. Ai është udhërrëfyes dhe kërkon më të mirën nga unë, ndaj më motivon në çdo mënyrë.

Më thotë kur luaj keq, edhe kur luaj mirë nuk kënaqet. Kjo është ajo që më duhet. Një trajner që më drejton gjithmonë”,- tha Abraham në një intervistë për La Gazzetta dello Sport. /albeu.com


Shtuar 26.12.2022 19:56