Synon të gjitha trofetë, skuadra që dëshiron Xavi për Barçën 2022-23

Projekti i dytë i Xavi Hernandez në krye të Barcelonës, ​​i ka bërë kërkesa klubit që të konkurrojë sërish me garancitë maksimale për të gjithë titujt: La Liga, Chmpions,  Kupë dhe Superkupë të Spanjës.

Xavi kërkon një ekip konkurrues, prandaj ka kërkuar lojtarë me performancë të menjëhershme në mënyrë që të mos flitet për sezone tranzicioni apo diçka të tillë.

Në kuadrat ka Ter Stegen dhe Inaki Peaa si portier të dytë. Në anën e djathtë, ai pret ardhjen e Azpilicueta dhe do të mbajë Destin. Në krahun e majtë ai ka Jordi Alba, në skuadër që nga sezoni 2012-13 dhe me Marcos Alonso (Chelsea). Dhe në qëndër mban  Pique  Araujo dhe Eric, tashmë ka nënshkrimin e Christensen (Chelsea) dhe vë bast për ardhjen e Kounde nga  Sevilla, shkruan albeu.com.

Në zonën mesfushës ai vazhdon të mbështetet te kapiteni, Busquets dhe të rinjtë Pedri, Gavi dhe Nico, përveç Sergi Robertos, i cili rinovoi qershorin e kaluar. Ai është gjithashtu në pritje të asaj që do të ndodhë me De Jong. Holandezi, nëse do të shkonte në Premierligë, do të duhej të zëvendësohej nga një tjetër lojtar cilësor, që mund të ishte Bernardo Silva (Manchester City).

Si sulmues, Xavi vazhdon t’i besojë gabonezit Aubameyang, i cili performoi në një nivel të lartë pas mbërritjes në merkaton e dimrit dhe pret një rezultat të lumtur me Lewandowski, i cili duhet të jetë lideri i ekipit nëse vjen. Në krahun e majtë ata kanë Ferran dhe Ansu Fati dhe, në të djathtë, Dembele. Trajneri katalanas pret edhe nënshkrimin e Raphinhas për të dyfishuar këtë pozicion.

Një skuadër që nëse bëhet realitet do t’i jepte Barçës statusin e kandidatit në të gjitha garat për sezonin 2022-23. /albeu.com/

Skuadra me të cilën Xavi dëshiron të fillojë të garojë këtë sezon


Shtuar 11.07.2022 13:24

Tags: ,