Superliga/ Partizani mposht 3-1 Dinamon në derbin e kryeqytetit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas dy barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan në derbi ndaj Dinamo City, me rezultatin 1-3.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Futja e Da Silvës në lojë, ndryshoi gjithçka.

Braziliani ishte menjëherë mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Futja e Da Silvës në lojë, ndryshoi gjithçka.protagonist në minutën e 58-të, teksa dha asistin te goli i Bintsouka. Në minutën e 78-të, Rrapaj dyfishoi shifrat me një supergol nga jashtë zone, ndërsa 5 minuta më vonë, ishte Da Silva që shënoi të tretin.

Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Kaçorri në minutat e fundit me penallti. Një tjetër humbje për Dinamon, që renditet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë.

Ndërkohë Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme para derbit me Tiranën, teksa ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 më pak se bardheblutë kryesues, me të cilët përballen të martën.


Shtuar 22.09.2023 21:04