SUPERLIGA/ Laçi “thyen” Skënderbeun dhe rrëmben vendin e dytë

Laçi triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Kurbinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Goli i shënuar nga William Cordeiro në minutën e 42-të, i dha avantazhin kurbinasve. Skuadra e Josës, ishte më kërkuese në 45 minutat e para dhe u shpërblyen me gol.

Rastet nuk munguan as për korçarët, që rrezikuan me Ardit Nikajn, por ky i fundit gaboi në momentet e fundit.

Edhe në të dytën, Skënderbeu rrezikoi me Liçon dhe Yuri, por përsëri golin e gjeti Laçi.

Në minutën e 56-të, Sobowale përfitoi nga një topi të mbetur në zonë, pas shtyllës së Qatos, për të shënuar golin e dytë.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa edhe Tirana e vendit të tretë, ndërsa Skënderbeu zbret i katërti me 12 pikë.


Shtuar 8.10.2023 16:24