Superliga Evropiane nuk është “shuar”, këto 3 super klube ende nuk kanë hequr dorë

Superliga Evropiane vazhdon të “mbijetojë” si projekt, pasi tre super klube ende nuk kanë hequr dorë, bëhet fjalë për, Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin.

Edhe pse 9 super klube të tjera hoqën dorë direkt sapo ky plan fillojë të kundërshtohej prillin e kaluar, këto 3 klube punësuan një kompani të madhe të marrëdhënieve me publikun me qendër në Bruksel dhe Londër për të realizuar ambiciet e tyre.

The Sun ka raportuar sot në një lajm, duke shkruar: “Hapet rruga për Super League; Strategji për Rindërtimin, Rinisjen dhe Triumfin”.

 

 


Shtuar 2.09.2021 10:28