Shumë larg jetës perfekte të Instagramit, pamjet virale të Chiara Ferragni dhe Fedez duke bërë sherr (FOTO LAJM)

Chiara Ferragni dhe Fedez, u qerasën në pëvjetorin e martesës me foto të paparacëve, shkrepur gjatë pushimeve të tyre të fundit, në një jaht. Ata shfaqen si kurrë më parë duke u zënë, shumë larg imazhit shumë të pastër që publikojnë në rrjete sociale.

Sipas ‘Chi’, të cilët kanë siguruar fotot, Fedez ka shpërthyer ndaj Chiarës, ndërsa kjo e fundit e qetëson. Gjatë zënkës, reperi i tregon diçka në celularin e tij, bën një telefonatë, ndërsa bloggerja përpiqet të ndërhyjë.

Pas sherrit, Chiara vendosi të izolohej për dy ditë, ndërsa Fedez ngushëllohej nga motrat e saj Francesca dhe Valentina, të pranishme në jaht me partnerët e tyre përkatës. Të nesërmen e grindjes Chiara e hëngri darkën me bashkëshortin e saj duke lënë të kuptohej se çdo gjë u zgjidh.

Deri më sot, Ferragnez nuk kishin thënë asgjë për foton, por pak më parë teksa uruan njëri-tjetrin për përvjetorin e 3-të të dasmës, Fedez publikoi një meme të çiftit (ku përfshihej edhe sherri) dhe reagoi me të qeshur.

Epo edhe personazhet si Chiara dhe Fedez kanë sherre si të gjithë çiftet, me ulërima e inate, gjithmonë përtej ‘Instagram’.


Shtuar 2.09.2021 10:21