Java e tretë e Albi Mall Superligës së Kosovës zhvillohet nga e premtja deri të dielën dhe përfshin gjithsej pesë ndeshje.
Të lidhura
None found
Programi nis sot, të premten, me duelin ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit. Takimi do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke filluar nga ora 16:30.
Skuadra vendase e pret këtë përballje pas dy barazimeve në dy javët e para. Drenicasit do të kërkojnë fitoren e parë të sezonit, veçanërisht para tifozëve të tyre.
Ballkani, ndërkohë, ka regjistruar një humbje në ndeshjen hapëse dhe një fitore në të dytën. Therandasit synojnë ta vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
