Rrjedha e Drinit mori pesë të afërm që po laheshin në Gjoricë, shpëtohen katër persona dhe vijon kërkimi për 7-vjeçaren

Një vajzë rreth 7 vjeçe dyshohet se është mbytur pasi pesë persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, u futën për t’u larë dje në orët e vona të pasdites në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve pranë Policisë së Bulqizës, niveli i ujit u rrit në kohën kur ata ndodheshin në lumë, pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Rrjedha e fuqishme i ka marrë të pesë personat.

Familjarët kanë lajmëruar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe, gjatë rreth 4 orëve, kanë arritur të nxjerrin të gjallë 4 persona.

Kërkimet për gjetjen e fëmijës rreth 7 vjeç vijojnë, pasi dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit.


Shtuar 28.08.2026 08:16

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet