Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA -s , rikthehet të flasë për Superligën, duke mos braktisur tonet e ashpra:
“Ishin 48 orë stresuese dhe intensive edhe për shkak të marrëdhënies që kam pasur me Andrea Agnelli-n: tani ai nuk ekziston më. Jam akoma i tronditur duke menduar se si njerëz të caktuar, për interesat e tyre, janë gati të vrasin futbollin nga një ditë në tjetrën”.
Megjithatë, Ceferin u jep dorën të ashtuquajturve klube rebele: “Unë nuk kam problem me ta, por pasi na kanë goditur me thikë, u takon atyre të telefonojnë. Nuk ka asgje personale as me Agnellin. Ata mendojne akoma se Superliga ekziston njësoj si ata që besojnë se toka është e sheshtë. Por të paktën në 10 vitet e ardhshme ky kërcenim nuk ekziston, jo dikush e dëshiron atë, përveç atyre që mendojnë se futbolli ka të bëjë me paratë”. /albeu.com/