Java e tretë e “Abissnet Superiore” ngre siparin të premten me përballjen Egnatia–Skënderbeu. Takimi në Rrogozhinë është programuar të fillojë në orën 18:30.
Të lidhura
None found
Kalendari i së shtunës përmban dy ndeshje. Në Kurbin, Laçi do të përballet me Teutën duke nisur nga ora 16:00. Dy orë e gjysmë më pas, në orën 18:30, Vllaznia do të presë Partizanin në Shkodër.
Dy sfidat e fundit luhen të dielën. Tirana e trajnerit Dean Klafuriç pret Vorën në stadiumin “Selman Stërmasi”, me ndeshjen që nis në orën 16:00. Java mbyllet në “Elbasan Arena”, ku Dinamo mat forcat me Elbasanin në orën 18:30.
