Super lajm, rritet prezenca e tifozëve në stadiumet e Euro 2020

Europiani 2020 pritet që të bëhet edhe më spektakolar në vazhdim, teksa nga UEFA ka disa garanci se nga 1/8-at, por e sigurt do të jetë nga çerekfinalet e në vazhdim, në të gjitha impiantet që luhet (me përjashtim të Budapestit ku kapaciteti është 100 për qind), pritet që numri i spektatorëve në shkallët e stadiumeve të shtohen.

Ideja është që nga mesatarja prej 25-30 për qindësh, kjo shifër të rritet në 40 ose 50 për qind. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit dhe anëtar i UEFA-as, Gabriele Gravina: “Po, ekziston një plan për rritjen e tifozëve nëpër stadiume nga faza me eliminim direkt, por zyrtarizimi do të vijë në ditët në vazhdim”.


Shtuar 15.06.2021 12:03