Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve ku u mësuan dhe ndeshjet çerekfinaliste, super kompjuteri “FiveThirtyEight “, i cili merret me parashikimin e fituesve te kompeticioneve sportive në bazë të statistikave të skuadrave, ka arritur në një rezultat mbi emrin e ekipit që është favorit për fitimin e Ligës së Kampioneve.
Sipas parashikimit të tij, skuadra favorite për fitimin e Championsit është skuadra angleze e Mançester Sitit me 36% të shanseve.
Në vend të dytë renditet Çelsi me 17% dhe menjëherë pas saj vjen Bajerni me 16%. Ndërkohë Liverpuli dhe Real Madridi renditen në vendin e 4-të dhe 5-të me shans të barabartë fitimi prej 11%. PSG-ja ndodhet në vend të 6-të me 4% me shanse të barabarta me Borusian e Dortmundit ndërsa në vend të fundit renditet Porto me 1% të shansit për të fituar Ligën e Kampionëve.