Lazio U19 ka marrë një fitore 2-3 kundër Torino U19. Flavio Sulejmani ishte njeriu i ndeshjes, teksa tundi rrjetën 3 herë brenda 90 minutave. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, ndërsa më pas arriti të shënonte edhe dy herë të tjera, më saktësisht në minutën e 80 dhe të 85.
Sulejmani e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë, por një gol në minutën e 118 nga Magui i dha kualifikimin për në finale Torino U19-s. Këta të fundit fituan me rezultat të përgjithshëm 5-4. /Sport Ekspres/