Juve mendon se Pogba dëshiron të kthehet në Torino, kontakte të reja me agjentin e tij

Juventusi beson se ka epërsinë ndaj PSG-së në negociatat me mesfushorin Paul Pogba.

Sipas Fabrizio Romano, klubi torinez mendon se mesfushori i Manchester United dëshiron të kthehet në skuadrën e Juves pavarësisht se PSG i ofron atij më shumë para.

Juventusi do të kontaktojë drejtpërdrejt agjentët e francezit në ditët në vijim dhe do të diskutojë opsionet e mundshme të transferimit.

Vetë Pogba do të mendojë ende se çfarë duhet të bëjë, teksa kontrata e Pogbas skadon verën e ardhshme. /albeu.com/


Shtuar 19.05.2022 22:37