E dashura e re e Ferran Torres është Sira Martinez, vajza e trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique. Prej disa kohësh flitet për këtë marrëdhënie, por vetëm tani personat e përfshirë drejtpërdrejt kanë vendosur ta zyrtarizojnë.
Futbollisti i Barcelonës ka postuar një fotografi të Martinezit mbi kalë në Instagram. Fotoja është ripostuar menjëherë nga vajza në llogarinë e saj. Sipas zërave, lidhja mes të dyve ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, kur sulmuesi luante ende te Manchester City.
Të lidhura
None found
Prej muajsh, të dy kanë mbajtur një lidhje në distancë. Tani që Torres është transferuar në Spanjë do të jetë më e lehtë të takohet me Martinez. Sira Martinez është 21 vjeçe, ashtu si Ferran Torres. Po flasim për vajzën e madhe të Luis Enrique dhe Elena Cullell.
Ajo e ndjek me interes futbollin dhe në rrjetet sociale poston vazhdimisht xhirime në stadium. Megjithatë, pasioni i saj më i madh është kalërimi. Sira është një kalorëse e mirë dhe tashmë ka fituar disa çmime.
E reja ka rrëfyer se kuajt e kanë ndihmuar të kapërcejë dhimbjen e madhe për vdekjen e motrës së saj më të vogël, Xana, e cila u nda nga jeta në vitin 2019, në moshën 9-vjeçare. Ajo ishte e sëmurë me kancer. Ndër të tjera, Sira është një mike shumë e mirë e Marias, vajzës së Pep Guardiolës.

