Mesa duket Kingsely Coman është shumë pranë largimit nga klubi bavarez.
Lojtari dhe klubi nuk janë duke gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar.
Për francezin ende nuk ka oferta konkrete por Bayern e ka të vendosur çmimin për të në rast largimi.
Sipas “AS”, klubi gjerman kërkon 55 milion euro për të larguar 25-vjeçarin në drejtim të një klubi tjetër.
Francezi u ble nga Juventus në vitin 2015 për shifrën e 28 milion euro/albeu.com