Luis Suárez rishikoi largimin e tij të ndërlikuar nga Barça dhe momentin aktual te Atlético Madrid: “Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Barcelonës, sepse vuri bast mbi mua kur askush nuk më donte. Telefonata e Koeman? Zgjati rreth 40 sekonda, jo më shumë. Më tha se nuk isha në planet e tij, ndaj duhej të gjeja ekip.
Kjo nuk është mënyra e duhur për ta larguar një legjendë. Së pari më tha se nuk isha në planet e tij, më pas më tha që nëse nuk zgjidhja kontratën, do të luaja kundër Villareal. Atij i mungonte personaliteti për të m’i thënë gjërat qartë. Nuk merrej vesh nëse nuk më donte ai apo klubi”.
Largimi nga Barça? Ato ishin ditë shumë të vështira për shkak të gjithçkaje që i dhashë klubit. Fola me Sofía (gruan) dhe Messin pas telefonatës. Ishte një vit i komplikuar për shkak të gjithçkaje. Për dy familjet tona ishte një kohë shumë e keqe. Unë u ktheva në shtëpi shumë keq nga stërvitja.
Ulje page për të qëndruar te Barça? Kjo është e lehtë të thuhet tani, por në atë kohë nuk ishte problemi. Unë do ta kisha bërë, ashtu si shokët e tjerë të skuadrës tani. I jam mirënjohës Barçës për atë që më ka dhënë dhe do ta kisha pranuar uljen e rrogës.
Ndeshja e fundit kundër Barçës? Ajo që pashë ishte një ekip me karakter të dobët, imazhet flasin vetë. Më lëndon situata e ish-shokëve të skuadrës. Gjesti për Gavi? Ai është i ri dhe ka shumë për të mësuar, por duhet ta përgëzojmë për atë që po bën. Pas ndeshjes i kërkova fanellën e tij.
Luuk De Jong? Ai është një lojtar që, siç thotë trajneri, luan më mirë se Neymar…!!! Mbërritja e Xavi në stolin katalanas? Nëse ai e merr klubin tani, pa një projekt të qartë, për shkak të problemeve ekonomike që ekzistojnë, mund të rrezikojë trashëgiminë e madhe që ka. Xavi di gjithçka që duhet bërë për të pasur sukses në atë klub, por duhet të zgjedhë momentin”.