Pistorius: Ukraina do të marrë raketa të tjera, Gjermania paralajmëron shtim të sulmeve ruse gjatë dimrit

Gjermania do të vijojë furnizimin e Ukrainës me raketa për mbrojtjen ajrore, bëri të ditur ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Të lidhura

None found

Gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UDCG), Pistorius tha se Berlini do t’i ofrojë Kievit, ndër të tjera, raketa PAC-2, të nevojshme për sistemin “Patriot”, si dhe një sasi më të madhe raketash AIM-9.

Ministri gjerman paralajmëroi se me rënien e temperaturave në vjeshtë dhe dimër pritet të intensifikohen sërish sulmet ajrore ruse. Për këtë arsye, ai u kërkoi aleatëve të kontrollojnë rezervat e tyre ushtarake dhe të vendosin në favor të Ukrainës në rast pasigurie.

“Nëse keni dyshime, vendosni në favor të Ukrainës”, u shpreh Pistorius.

Sipas tij, përpjekjet e Moskës për frikësim dhe aktivitetet hibride nuk do t’ia dalin të dobësojnë Ukrainën, Gjermaninë apo partnerët e tjerë. “Përkundrazi, sjellja e pamëshirshme dhe e papërgjegjshme e Rusisë vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Evropë”, deklaroi ministri.

Ministrat e Mbrojtjes të shteteve që mbështesin Ukrainën u përqendruan në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit, në kushtet kur dimri po afrohet dhe sulmet e rënda ajrore ruse vazhdojnë.

Në mbledhjen e Grupit të Kontaktit morën pjesë për herë të parë ministri i ri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Wes Streeting, dhe homologu i ri ukrainas, Jevhenij Çmara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se synon t’u kërkojë të gjitha shteteve të shtojnë ndihmën për Ukrainën. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, theksoi Rutte.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski shprehu mirënjohjen për mbështetjen gjermane. “Këto janë pikërisht vendimet që e sjellin paqen më afër, pra kur kufizohen aftësitë e agresorit për të vrarë”, shkroi Zelenskyj në platformën X.

“Falënderime Gjermanisë për qëndrimin e saj parimor, për mbështetjen dhe për dhjetëra-mijëra jetë që janë shpëtuar nga sulmet ruse”, shtoi ai. /DW


Shtuar 9.09.2026 09:26

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis giriş