Strategjia e Anglisë për të rikthyer tifozët në stadiume, zgjedh dy ndeshjet e FA Cup

Në Angli pritet rikthimi i tifozëve. Mbi 4 mijë tifozë do të lejohen në stadiumin ‘Wembley’.

Gazeta e njohur britanike ‘DailyMail’ shkruan sot se tifozët do të lejohen në gjysmëfinalet e Kupës FA.

 

 

Ndeshja mes Leicester Cityt dhe ajo e Southampton është zgjedhur nga qeveria britanike si test për t’i rikthyer tifozët.

Më 18 prill takimi do të luhet në prani të 4 mijë tifozëve.

Ky do të jetë një test i mirë, për ta parë se a ka gjasa që finalja e FA Cup të luhet në prani të 20 mijë tifozëve.

Spekulime ka që Kampionati Europian të zhvillohet në ‘Wembley’ me prani të 45 mijë tifozëve.

Kujtojmë që gjysmëfinalja e dytë zhvillohet mes Chelseat dhe Manchester Cityt./


Shtuar 1.04.2021 15:21