Thomas Strakosha duket se është gati të “divorcohet” me ekipin e Lazios.
Portierit shqiptar i skadon kontrata në verë të 2022 dhe tratativa për të rinovuar kontratën e tij është bllokuar pasi klubi kryeqytetas mesa duket se nuk dëshiron të zgjasë kontratën me të.
Sipas “ The Sun”, Newcastle është interesuar për Strakoshën. Sheikët po mendojnë ta transferojnë portierin lacial që në merkaton e janarit./h.ll/albeu.com