Statuja e Moradonas do të vendoset pranë stadiumit të Napolit

Diego Armando Maradona vitet më të mira të karrierës së tij i ka kaluar në fanellën e Napolit.

Stadiumi i Napolit “Stadio Diego Armando Maradona” së shpejti do të ketë një statujë me përmasa reale të legjendës së Napolit dhe Argjentinës, që do të zbulohet më 28 nëntor.

Statuja është krijuar duke përdorur teknika të printimit 3D dhe i është dhuruar qytetit të Napolit nga miku i Maradonës, Stefano Ceci.

“Unë ia premtova atë ditën që u emërua qytetar nderi i Napolit”, tha Ceci për Radio 24.

Ai konfirmoi se statuja do t’u prezantohet tifozëve përpara ndeshjes së Serisë A kundër Lazios më 28 nëntor.

“Do të qarkullojë me rrota gjatë gjithë rrugës së atletikës për t’u siguruar që të gjithë mund ta shohin atë dhe më pas të gjejnë një shtëpi brenda stadiumit”.

Stadio San Paolo u riemërua Stadio Diego Armando Maradona vetëm disa ditë pas vdekjes së tij më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare. /


Shtuar 18.11.2021 08:39