Statistikat e xhiros së parë Seria A: Vlahoviç sulmuesi më i mirë, Inter “mbreti” i asisteve

Gjysma e parë e kampionatit të Seria A ka mbaruar ditën e djeshme kur u luajtën edhe ndeshjet e fundit.

Kanë dalë disa statistika interesante ku pikasen disa ekipe dhe lojtarë për xhiron e parë të turneut. Dusan Vlahoviç është konsideruar sulmuesi më i mirë i Seria A. Sulmuesi serb ka shënuar 16 gola deri më tani por dhe statistikat e goditjeve në zonën e kundërshtarit janë të shumta. Vlahoviç ka goditur në total 98 herë në drejtim të portës, ku 68 goditje kanë qënë në portë ndërsa 30 kanë qënë jashtë.

Të lidhura

None found

Inter konsiderohet mbreti i asistimeve me 31 të tilla, ku Barella dhe Calhanoglu kanë nga 7 asistime secili. Gjithashtu ekipi i Simone Inzaghit është në vendin e parë edhe për golat e shënuar me 49 të tilla.

Ekipi i Lazios është në vendin e parë për kilometra të përshkruara në fushën e lojës. Djemtë e Sarrit kanë vrapuar në total 112,823 km./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 23.12.2021 15:23