Stadiumi do të jetë i stërmbushur, Rusia i kthehet sot futbollit dhe luan miqësoren kundër Serbisë

Rusia nuk e ka ndaluar ende invazionin në Ukrainë dhe për këtë arsye, mes shumë masave ndëshkuese për këtë shtet, nuk mund të qëndronte pa bërë një lëvizje edhe bota e futbollit.

Rusia është përjashtuar nga të gjitha turnetë, derisa të ndalet gjithçka në Ukrainë.

Por rusët do të kthehen sot në fushën e blertë, pasi do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Serbisë. Stadiumi do të jetë i tejmbushur, ndërsa Ceferin është shprehur se nuk mund t’i jap dot urdhër askujt për të mos e zhvilluar këtë miqësore pasi është jashtë kompetencave të tij. /Sport Ekspres/


Shtuar 21.03.2024 16:20