“Stadiumet plot me tifozë”, FSHF kërkesë Ministrisë (FOTO LAJM)

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që stradiumet të hapen plotësisht dhe të mos ketë më kufizime, duke i dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aktualisht në stadiume lejohet me vetëm 30% prania e tifozëve, por FSHF në shpresën e saj kërkon që çdo kufizim të hiqet.

Ajo e ka marrë këtë hap duke kujtuar se sa i rëndësishëm do të ishte si për klubet shqiptare të pranishme në kompeticionet ndërkombëtare, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare që ka në muajt e ardhshëm ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit.


Shtuar 26.07.2021 19:07