Luftëtari kamerunas, Francis Ngannou ka arritur një nokaut spektakolar ndaj Stipe Miocic në kuadër të UFC 260.
Ngannou arriti ta nokautojë Miocicin vetëm pas 52 sekondash në raundin e dytë.
Ndeshja përfundoi menjëherë, por pas xhirimeve të përsëritura shihet “egërsia” e nokautit të dhënë nga ai.
Tani Francis Ngannou është kampioni i ri i botës në “Heavyweight” në kuadër të UFC.
“Ai bëri një gabim duke më ndjekur, mbase ai mendoi se isha lënduar apo diçka tjetër”, tha Ngannou.
“Në atë moment unë e kapa atë. Ne kemi bërë shumë punë, kemi punuar për shumë”, shtoi ai.
“Çdo ditë, ne kemi qenë duke punuar që të përmirësojmë shumë gjëra. Kam punuar çdo ditë dhe u desh të mësoja të relaksohem dhe të marr më të mirën nga vetja ime në vend që të dilja me vrull dhe të nxitoja”, përfundoi Francis Ngannou./
In case you missed how Francis #Ngannou cleaned Stipe Miocic’s clock… #UFC260 pic.twitter.com/ktmZypE1ci
— Babatunde Koiki (@BabatundeKoiki) March 28, 2021