Spanja në situatë alarmante për shkak të Covid-19, Enrique krijon skuadër paralele (FOTO LAJM)

Luis Enrique gjatë paradites së kësaj të mërkure  ka thirrur edhe 11 lojtarë të tjerë dhe tashmë ka 17 lojtarë në një grumbullim paralel në kryeqytetin Madridit për shkak të panikut që ka përfshirë “La Rojan” nga rezultimi me Koronavirus i dy futbollistëve, Busquets dhe Diego Llorente.

Lojtarët që janë thirrur nën armë nga Luis Enrique janë: Álvaro Fernández, Óscar Mingueza, Marc Cucurella, Bryan Gil, Juan Miranda, Gonzalo Villar, Pozo, Brahim, Zubimendi, Yeremy Pino dhe Javi Puado. Praktikisht baza e U-21 të Spanjës që mposhti Lituaninë në miqësoren e së martës.

Këta 11 lojtarë bashkohen me gjashtë të tjerët (Kepa, Albiol, Brais, Fornals, Rodrigo dhe Soler) që u thirrën pas rezultatit pozitiv të Sergio Busquets.

Shtuar 9.06.2021 12:06