Nuk i pëlqen dhe pikë! Pse Mbretëresha u tregua indiferente për emrin e vajzës së Meghan dhe Harry

Në funeralin e princit Philip Mbretëresha Elisabeth i shkroi një letër të cilin ia vendosi pranë arkivolit, ku shkruhej “Të dua përgjithmonë, Lilibet”

Emri Lilibet është emri me të cilin gjyshi, babai dhe më pas bashkëshorti e thërrisnin mbretëreshën me përkëdheli. Tani ky emër nuk i përket më vetëm asaj, por dhe vajzës së Meghan dhe Harry.

Që në momentin e urimit për ardhjen në jetë të vajzës së Harry-t u duk qartë që mbretëresha nuk ishte e kënaqur nga kjo përzgjedhje. Në fjalinë: “ Mbretëresha është shumë e lumtur me ardhjen në jetë të mbesës së njëmbëdhjetë” , u tregua se ajo nuk është më e veçantë se të tjerët.

Ekspertët tashmë janë të bindur që Harry dhe Meghan po tregohen shumë dinakë duke përdorur çdo gjë vetëm për marketing.

Antonio Caprarica, për shumë vite korrespondent i RAI nga Londra, eksperti më i madh italian për ngjarjet e familjes mbretërore komenton kështu emrin e zgjedhur nga Harry dhe Meghan Markle për vajzën e tyre.

“Ne të gjithë prisnim që vajza e vogël e Harry-t të quhej Diana, mendova se do e zgjidhnin si emër të parë. Po si mund t`i vihet emri privat i mbretëreshës, një vajze të vogël që do të jetë e teta në radhë të trashëgimisë në fron, por që jeton në Kaliforni me dy prindër të cilët në varësi të ditëve e quajnë pallatin mbretëror dhe familjen një kopsht zoologjik? Kur ata shfaqen si viktima të një sistemi të çmendur brenda kësaj familje?

Ekziston një masë e madhe e hipokrizisë në këtë emër, një dëshirë për të sinjalizuar përkatësinë në familjen mbretërore që vazhdojnë ta kritikojnë. Është si një paralajmërim, si për të thënë, le ta thërrasim vajzën tonë me emrin përkëdhelës të përdorur në shtëpi për mbretëreshën, për t`ua bërë të gjithëve të qartë se ne vazhdojmë të jemi një pjesë integrale e kësaj historie. Ama duke ndenjur në anën tjetër të oqeanit, madje edhe pa një rol zyrtar në mbretëri.

A do ta ketë pëlqyer vërtet Mbretëresha Elizabeth? Kam menduar tërë ditën për këtë gjë. Asaj as nuk iu mor leje. Nuk e di nëse do ta kënaqte të shihte emrin e saj intim, privat, të shkruar ngado në faqe të parë, të kthyer në një temë të mirë për marketing. Ishte emri me të cilin e thirri i dashuri i saj Philip, babai, gjyshi. Secili prej nesh ka një emër privat, imi – për shembull – mund të përdoret vetëm nga gruaja ime dhe nuk do të doja ta shihja të përdorur nga të tjerët. Vajza do të ketë një peshë të rëndë mbi supe, atë të Diana-s. Ata sulmojnë familjen mbretërore, por nuk duan të ndërpresin lidhjet”, shkruan gazetari që shton një tjetër detaj. Në sfond është edhe hija e marketingut. Muajt e fundit ata kanë organizuar një operacion gjigant komercial. Së pari intervista me Oprah në maj, pastaj transmetimet për problemet e shëndetit mendor. Ata janë në qendër të vëmendjes. Tabloidët britanikë, ndërkohë, tregojnë se në të njëjtën ditë që lindi vajza, u regjistrua domeni ‘Lilibetdiana.com’. Si zakonisht, asgjë nuk i lihet rastësisë”, shkruan gazetari.

Shtuar 9.06.2021 12:06