Spanja me lojë bindëse po iu afrohet tre top favoritëve për Euro 2024

Spanja ka dhënë një sinjal të fortë ndaj Italisë dhe tani për tani spanjollët po përfliten si një nga favoritët e mëdhenj për të fituar në Euro 2024.

Por a mund ta fitojë Spanja titullin? Ata kanë hedhur tashmë kandidaturën pas një futbolli të shkëlqyer në dy ndeshjet e para. MARCA ka publikuar një shkrim, ku është bazuar nga Sportium.es në lidhje me kuotat.

Pas ndeshjes madhështore ndaj Italisë, Spanja është vendosur si favoritja e katërt në baste, me koeficientin prej 6.5.

Tre favoritët e parë janë Franca (4,75), Gjermania (4,75) dhe Anglia (5,5).

Akatualisht po flitet shumë për Spanjën dhe lojën e dobët të skuadrave si Anglia. Sot do të shihet edhe Franca . Me ose pa Mbappe, skuadra e Deschamps përballet me Holandën në duelin e yjeve, ku do të peshohet më shumë vlera e tyre. /Telegrafi/


Shtuar 21.06.2024 19:43

Tags: