Spanja kaloi grupin në Euro 2020, Busquets “shpërthen” në lot pas ndeshjes

Sergio Busquets nuk ka qenë në gjendje t’i përmbajë lotët pas fitores së Spanjës 5-0 kundër Sllovakisë.

Mesfushori i Barcelonës mungoi në dy ndeshjet e para të Spanjës. Por në rikthimin dhe ndeshjen e parë në Euro 2020, Busquets në rolin e kapitenit shkëlqeu duke ndihmuar Spanjën të kalojë në fazën e 16 më të mirave ku do të përballet me Kroacinë.

“Të gjithë jemi të emocionuar sot. Ne dhe tifozët”, tha Busquets me lot në sy.

“Kam kaluar në një kohë shumë të vështirë. Qëndrova 10 ditë i izoluar në shtëpi, nuk e dija nëse do të mund të kthehesha në skuadër”, përfundoi Busquets.


Shtuar 24.06.2021 10:07