Kombëtarja e Spanjës ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë pas 30 minutave vazhdime duke i siguruar “Furisë së Kuqe” kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.
Nderkohe Gjermania, e cila eshte organizatore e Euro 2024, i thotë lamtumirë eventit më të madh të katër viteve në Europë.
Komenti i ndeshjes:
119’ – Merino kalon spanjollët në avantazh me një gjuajtje të saktë me kokë, 2-1.
109′ – Kundërsulmi i Gjermanisë: Wirtz i shërben Füllkrug që gjuan sapo hyn në zonë, por numri 9 nuk godet si duhet
106′ – Protesta të mëdha nga Gjermania për një prekje të dorës nga Cucurella në një goditje të Musiala, por Taylor e lë lojën të vazhdojë.
Mbyllet shtesa e parë, gati për të dytën
104′ – Mundësi për Spanjën! Gjuajtje e shkëlqyer me të majtën nga jashtë nga Oyarzabal, topi shkon jashtë në të djathtë të Neuer.
100′ – Carvajal është ndëshkuar për një prekje pas një veprimi të bukur nga Musiala.
98′ – Të dy Fabián Ruiz dhe Toni Kroos mbeten të shtrirë në fushë pas një përplasje, por të dy duken të aftë për të vazhduar.
97′ – Spanja ka topin tani, po lufton për të krijuar raste.
Nis shtesa e parë
Gjithçka në barazpeshë në “Stuttgart Arena”, Spanja dhe Gjermania kanë mbyllur 90 minutat në barazim 1-1. Olmo 51′ dhe Wirtz 89′ janë autorët e golave. Gjithçka i drejtohet shtesës…
89’ – Gjermania barazon shifrat në 1-1. Është Wirtz që ka vendosur barazpeshën në “Stuttgart Arena”.
77′ – Shtyll për Gjermaninë! Wirtz në krahun e djathtë shërben një top të shkëlqyer në qendër për Füllkrug: sulmuesi gjerman arrin të godasë me gjuajtje dhe të mposht Unai Simón, por topi godet shtyllën dhe Spanja shpëton.
64′ – Goditje këndi për Gjermaninë: Kroos kërkon Füllkrug i cili çlirohet mirë në shtyllën e afërt, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë.
51′ – GOL! Spanjë-Gjermani 1-0! Goli i Dani Olmo, i cili sapo u fut në zonë, pas një asistimi të ulët të Lamine Yamal nga krahu i djathtë, arriti të mposhtë Neuer.
47’ – Spanjollët menjëherë në kërkim të golit, Alvaro Morata brenda zonës gjermane ka goditur në mënyrë të gabuar.
Pas një pjese të parë me intensitet të madh, por me pak mundësi shënimi, Spanja dhe Gjermania nisin pjesën e dytë me objektivin për të dalë nga ngërçi.
Mbyllet pjesa e parë
43′ – Shumë duele në mes të fushës në këtë fazë të lojës, por asnjëra skuadër nuk arrin të konkretizojë mundësitë.
35′ – Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Havertz! Qendërsulmuesi gjerman kontrollon një top të gjatë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij është ndalur nga Unai Simón.
21’ – Havertz ka një mundësi të mirë me një gjuajtje me kokë, por Unai Simon është pozicional për të neutralizuar gjithçka.
17′ – Spanja tentoi sërish nga jashtë, por gjuajtja nga distanca e Fabián Ruiz nuk ishte në kuadrat.
10′ – Gjermania shfaqet përpara pas një fillimi në të cilin vuajti nga presioni i lartë i Spanjës: Raum hyn në zonë dhe arrin në vijën anësore, por krosimi i tij kapet nga Unai Simón.
8′ – Zëvendësimi i parë për Spanjën: Pedri i dëmtuar jashtë dhe Olmo brenda.
6′ – Pas përpjekjes për t’u rikuperuar, Pedri bie sërish në tokë, akoma i dëmtuar nga faulli i pësuar më parë: nuk është në gjendje të vazhdojë.
4’ – Pedri mbetet në tokë pas një ndërhyrjeje të ashpër të Kroos në mesfushë. Arbitri Taylor nuk lëshon asnjë karton pavarësisht protestave të lojtarëve spanjollë.
1’ – Nis supersfida, gjermanët shkelmojnë të parët topin, por janë spanjollët që japin sinjalin e parë të rrezikshëm me Pedrin, por Neuer është i gatshëm për të neutralizuar rrezikun.
Seria çerekfinale e Euro 2024 fillon me një nga ndeshjet më interesante, atë mes Spanjës dhe Gjermanisë në Shtutgart. De La Fuente konfirmon njëmbëdhjetëshen tipike me Yamal dhe Williams rregullisht në fushë së bashku me Morata-n. Nagelsmann aktivizon Sané në vend të Wirtz dhe Emre Can me Kroos në mesfushë.
SPANJË-GJERMANI
Spanja(4-3-3): Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Ëilliams. Trajner: De La Fuente.
Gjermania(4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Gundogan, Sané; Havertz. Trajner: Nagelsmann.