Southgate i kënaqur: Një vit shumë pozitiv, faleminderit të gjithëve

Trajneri i Anglisë , Gareth Southgate, ka komentuar suksesin e raundit të arritur nga ekipi i tij në San Marino, i cili kualifikon ”Tre Luanët në Kupën e Botës  Katar 2022.

“Kalifikimi erdhi falë ndeshjeve në Budapest, Varshavë dhe Shqipëri. Më duhet të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin, ishte një vit shumë i mirë. Ne treguam një mentalitet të madh, edhe në një ndeshje si sonte, ku nuk mundëm të bënim asgjë për nivelin e kundërshtarëve. Mënyra se si luajti dhe aplikoi ekipi ishte fantastike “.

Harry Kane tani është pesë gola më pak se rekordi i Rooney (53) për Anglinë . “Nëse do ta kishim lënë në fushë, familja e Wayne do të na kishte “rrahur” në telefon duke kërkuar që ta nxirrnim jashtë”, tha Southgate për “ITV Sport” .

“Ai është një sulmues fenomenal, ai nuk ka luajtur shpesh në ato ndeshje ku zakonisht ka shumë mundësi. Sonte ne donim t’i jepnim këtë mundësi dhe ai e shfrytëzoi shumë mirë.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 12:37