Pas të ftohtit rikthehet shiu dhe bora, ja si do të ndryshojë moti sonte dhe qytetet ku do të ketë reshje

Pas të ftohtit polar, që i lanë më pas vendin temperaturave të buta mbrëmjen e sotme thuajse i gjithë territori do të përfshihet nga moti i keq.

Pjesa e parë e ditës ishte nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë nga veriu për të zbritur më pas gradualisht në jug.

Reshjet do të jenë me intensitet jo të lartë, por që në pjesën e veriut, verilindjes dhe juglindjes do ia lënë vendin dëborës.

Moti i keq do të jetë kalimtar, pasi nesër pasdite qielli do të hapet. Reshjet e shiut do të rikthehen në ditën e fundit të muajit, 31 janar. Muaji shkurt do të nisë vrullshëm.

Për më shumë lajme nga moti nga ndiqni në këtë link: https://albeu.com/moti/

Shtuar 28.01.2022 17:28