Sot hidhet shorti i Champions League, sa fitojnë skuadrat pjesëmarrëse: Mungojnë ekipet ruse

Rruga e Champions League për këtë sezon nis pikërisht ditën e sotme  me shortin që do të hidhet në Stamboll dhe do të përfundojë më 10 qershor 2023 në finalen e madhe e “Olimpico Ataturk”.

Për shkak të Kupës së Botës në një kohë të pazakonte, faza e grupeve të Champions do të përfundojë më 2 nëntor.

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse e fillon kompeticionin me 15.64 milionë euro si “bonus” startues. Shumë të cilës mund t’i shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve.

Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë e kështu me radhë: 10.6 milionë për çerekfinalet, 12.5 milionë më shumë për gjysmëfinalet dhe 15.5 milionë për finalen. Klubi kampion do të fitojë edhe 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milion shtesë në këtë event.