Skuadra e Besikta pritet që në orët e ardhshme të njoftojë përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin francez, Valerien Ismael, sipas raportimeve në Turqi.
Pas disfatës së djeshme jashtë fushe me 2-1 ndaj Hatayspor, 47-vjeçari ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë dhe siç duket ai do të shkarkohet pas shtatë muajsh.
Besiktas përfundoi në vendin e 6-të në kampionatin e vitit të kaluar, ndërsa në të njëjtin pozicion edhe këtë vit, pas 11 ndeshjesh. /G.D albeu,com/