Son jep lajmin e madh: Do të jem në Kupën e Botës

Koreja e Jugut mund të marrë frymë lirisht.

Ylli i Tottenham, Son Heung-Min, do të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 2022 pas një frakture të syrit të majtë që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni.

Të lidhura

None found

“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht doja të gjeja një moment për t’ju falenderuar të gjithëve për mesazhet mbështetëse që kam marrë nga ju javët e fundit. Kam lexuar kaq shumë dhe ju vlerësoj shumë të gjithëve, në një situatë të vështirë që kam kaluar kam marrë shumë mesazhe të bukura.

Unë do të jem në Kupën e Botës dhe mezi pres të përfaqësojë vendin tonë. Shihemi së shpejti”, është shprehur Son./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2022 15:31