Katar 2022/ Kërkesë e lartë për të blerë biletat, Argjentina “thith” tifozët

FIFA ka njoftuar ditën e sotme se 23.5 milionë bileta janë kërkuar në raundin e fundit të shitjeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Një kërkesë e lartë kjo nga tifozët, të cilët më së shumti duan të shikojnë Argjentinën e Lionel Messit, pasi numri më i madh i tyre janë pikërisht për ndeshjet e Argjentinës, me këta të fundit që do të përballen me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë që bëjnë pjesë në grupin C.

Pastaj thuhet se kërkesa të mëdha ka pasur edhe për ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FIFA gjithashtu bëri të ditur se më së shumti kërkesa kishte nga shtetet si: Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, Meksika, Katari, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ h.ll/albeu.com