Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do fitojë kontratë të re trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në fund të sezonit.
48-vjeçari që zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetorin e 2018 dhe ka arritur ta rikthejë skuadrën në top formë.
Sidoqoftë, me Unitedin që renditët në pozitën e dytë në Premierlië dhe kanë arritur në çerekfinale të Ligës së Evropës, sipas Mirror, tekniku norvegjez do ta rinovojë kontratën.
Thuhet se oferta e kontratës do mbetet në tavolinë edhe nëse Unitedi përfundon në pozitë me poshtë në tabelë dhe nëse dështojnë ta fitojnë Ligën e Evropës.
Ndërkohë, në qershor, Solskjaerit i skadon kontrata.