Trazeguet: Lukaku – Martinez dyshja më e rëndësishme në Itali, Mbappe unik

Nëse Inter është në vendin e parë në këtë sezon të Serisë A, madje edhe i shkëputur nga rivalët si Milan dhe Juventus, atëherë një meritë të madhe ka edhe dyshja e sulmit Lukaku-Lautaro. Madje, LuLa siç njohen ata, ka marrë edhe vlerësimin e ish-sulmuesit të Juventus, David Trezeguet. Ky i fundit, flet edhe për Mbbape, teksa thekson se ai ka cilësi unike.

“Dyshja Lukaku-Lautaro është padyshim më e rëndësishmja në Serinë A. Janë dy futbollistë që kanë shënuar shumë duke iu përgjigjur kërkesave të Contes. Pastaj është edhe Ronaldo që vazhdon të tregojë vullnetin dhe vendosmërinë e tij.

Askush nuk e priste Milanin në këto nivele, por po tregon se është konkurrues. Niveli i Serisë A është rritur shumë dhe është më argëtues. Mbbape? Po tregon të gjithë talentin e tij, pas Messit dhe Ronaldos janë lojtarët si ai. Është i ri, ka kualitet unik”, u shpreh Trezeguet.


Shtuar 25.03.2021 15:04