Për mesfushorin e Italisë, Bryan Cristante, problemi më i madh për duelin me Shqipërinë është se kuqezintjë i njohin shumë mirë ata pasi shumë prej lotjarëve luajnë në Serie A.
Në një intervistë për UEFA-s, mesfushori i Romës u shpreh se Italisë nuk i falen hapa fals dhe duhet të japin maksimumin në fushën e lojës.
“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, janë të vështirë për t’u përballur edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen në Serie A dhe e njohin mirë kampionatin dhe futbollin italian. Na njohin mirë dhe e dinë se si do të luajmë, ndoshta ky është edhe problemi më i madh kundër tyre.
Por, e dimë se nëse dhurojmë 100% në fushë dhe jemi të përqëndruar, mund të fitojmë. Në një grup si ky i yni, ndeshja e parë dhe një rezultat pozitiv merr shumë rëndësi. Megjithatë, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite se janë skuadra të mëdha.
Por, edhe ne e kemi treguar këtë. Ashtu siç është e vështirë për ne, ashtu do të jetë e vështirë edhe për kundërshtarët. Nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals”, u shpreh Cristante.