S’ka qetësi te Barcelona, Xavi merr dy lajme “helm”

Dëmtimet te Barcelona prej disa kohësh janë kthyer në një problem të madh për skuadrën e cila nuk po e sheh veten të plotë për të arritur rezultat e dëshiruara.

Xavi Hernandez ka disa ndeshje të rëndësishme në vijim, por marrje e rezultateve pozitive do të jetë shumë e vështirë.

Skuadra katalanase ka humbur edhe mbrojtësin Roberto për një afat ende të pacaktuar kohor pasi do t’nënshkrohet një operacioni pas dëmtimit të pësuar në këmbën e djathtë.

Optimizëm nuk ka as nga Ansu Fati i cili nuk ende nuk është stërvitur me skuadrën dhe pse kjo pritej dita ditës. Kjo mungesa kaq e gjatë “zbeh” shanset që talenti të jetë në dispozicion të Xavi-t për ndeshjen ndaj Bayern Munich. /albeu.com

 


Shtuar 1.12.2021 14:26