Atletico Madrid ka konfirmuar se sulmuesi Luis Suarez ka pësuar lëndim.
Gjatë stërvitjes së sotme te “Los Rijoblancos”, uruguaiani pësoi lëndim muskulor.
Komunikata e plotë e Atleticos:
“Luis Suarez pësoi lëndim muskulor në këmbën e majtë. Lojtari ynë u ndje i shqetësuar gjatë stërvitjes dhe pas testeve të bëra nga klubi mjekësor u konfirmua i lëndimi i uruguaianit”, shkruhet në komunikatë.
Ky lëndim është vërtet lajm i tmerrshëm për Atleticon sidomos tani që është duke afruar fundi i sezonit.
? @LuisSuarez9 sufre una lesión muscular en la pierna izquierda. Queda pendiente de evolución.
— Atlético de Madrid (@Atleti) April 7, 2021