Silvinjo shikon anën pozitive edhe në humbjen 2-0 të pësuar në Pragë. Sipas trajnerit brazilain kjo humbje erdhi si pasojë e motivimit të madh të Republikës Çeke.
“Një humbje është humbje dhe nuk të vjen mirë. Nuk jemi më skuadër që humbet me shumë gola. Nuk pati mungesë entuziazmi, por ishte skuadra kundërshtare që priste 13 muaj për një fitore dhe ishin shumë të motivuar sidomos për humbjen 3-0 në Tiranë”, tha Silvinjo.
Sot braziliani pranoi se kuqezinjtë kanë marrë vëmendjen e rivaleve, të cilat analizojnë mirë takimet përpara se të ndeshen. “Duhet të përmirësohemi pasi tani Shqipëria studiohet nga të tjerët dhe nuk është më një ekip që kalohet lehtësisht. Nuk është çështje taktike, por mendoj që realisht na kanë studiuar”, tha Silvinjo.
Në fund ai tha se entuziazmi i rivalëve kur i shënojnë gol Shqipërisë është si të shënojnë përballë Gjermanisë, Brazilit apo Argjentinës.