Jose Mourinho tashmë njihet botërisht që është një nga trajnerët më të mirë në botë.
Por si sot 18 vite më parë, tekniku portugez ka thënë një frazë në të cilën ka bërë bujë të madhe dhe sot e kësaj dite ende përmendet, madje ai ka marrë nofkën e tij prej asaj deklarate.
Në vitin 2004, ai ishte trajneri i Chelsea dhe po prezantohej për herë të parë përpara mediave si tekniku më i ri i klubit blu.
“Më duhet ta them këtë gjë. Ne kemi lojtarë të klasit të lartë dhe më vjen keq nëse do të dukem si arrogant por unë jam trajneri më i mirë. Po e përsëris, mos më quani arrogant por kjo është e vërteta, unë kam ardhur këtu si kampion.
Unë jam “The Special One”.”
Këto ishin fjalët e tij të para si trajneri i Chelsea, ku sot e kësaj dite ai ka nofkën, “The Special One”./h.ll/albeu.com