Skuadra kryeqytetase e Italisë, Roma është ankuar pas vendimit për shtyerjen e ndeshjes, Juventus – Napoli.
Ndeshja e cila ishte përcaktuar të luhej këtë javë, është shtyrë për në muajin prill.
Këtë lajm nuk e ka pritur mirë Roma, edhe trajneri, Paulo Fonseca ka dalë kundër këtij vendimi. Klubi kërkon rishqyrtimin e këtij vendimi.
Roma i është drejtuar Lega Serie A me një kërkesë zyrtare për rishqyrtimin e këtij vendimi, ku kërkohet të rikthehet ndeshja në një orar tjetër.
Sipas “Giallorossëve”, kjo shtyrje i bën dëm Romës dhe Napoli përfiton nga kjo gjë.
Kjo sepse Roma gjatë javës së parë të prillit, do ketë përballë tre skuadra, Parma, Shakhtar dhe në fund Napolin në një periudhë prej shtatë ditësh.
Edhe trajneri Paulo Fonseca deklaroi se kjo gjë është në favorin e skuadrave të tjera dhe Roma pëson nga ky vendim, portugezi kërkoi që ky vendim të rishqyrtohet.
Sot titujt e mediave italiane, si Corriere dello Sport, Il Messaggero, kishin fokus ankesën e Romës. /albeu.com/