Votimet në shoqata rajonale të FSHF kanë vazhduar dhe sot e kishte radhën Korçë. SHRF Korçë ka zgjedhur delegatët e saj për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, që mbahet më 2 mars.
FSHF në njoftimin e bërë raporton edhe probleme: “Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë.
SHRF Korçë konstatoi me shqetësim se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë Pogradec të merrte pjesë në këtë Asamble”, thuhet në njoftimin e FSHF.
Veç të tjerash raportohet se SHRF Korçe ka propozuar Armand Dukën si kandidat për president në FSHF, ndërsa Arben Dervishajn si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.
Në fund të mbledhjes u votua kryetar i SHRF Korçë Ilirjan Përmeti, i cili do të jetë delegat së bashku me Roland Shkëlqimin dhe do të kenë të drejtë vote me 2 mars në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. /h.ll/albeu.com